Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë duke hetuar për rastin e përdorimit të një çamçakëzi që i përgjum fëmijët në një shkollë në Tiranë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se policia menjëherë pas publikimit të artikujve në media për këtë rast kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”.
“Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar”, thuhet në njoftim.