Forcat Ajrore të SHBA-së kanë njoftuar se 27 anëtarë të shërbimit u pushuan nga puna pasi refuzuan të vaksinohen kundër Covid-19.
Pentagoni e shpalli vaksinën të detyrueshme për të gjithë anëtarët e ushtrisë në gusht dhe shumica e ushtarëve aktivë morën të paktën një dozë.
Zëdhënësja e Forcave Ajrore Ann Stefanek tha se ushtarëve iu dha një shans për të shpjeguar pse ata refuzuan të vaksinoheshin, por asnjëri prej tyre nuk e bëri.
Rreth 97% e anëtarëve ishin të vaksinuar
Rreth 97% e personelit të Forcave Ajrore janë të vaksinuar kundër koronavirusit, një numër shumë më i lartë se popullsia e vaksinuar e SHBA. Forcat Ajrore dhe Hapësinore kanë rreth 326,000 personel aktiv.
Gjithsej 79 ushtarakë në shërbime të ndryshme vdiqën nga koronavirusi. Shtetet e Bashkuara arritën në 800,000 vdekje të lidhura me koronavirusin të dielën./Gazeta Enigma/