Përkrahja e Rezolutës për Srebrenicën nga Mali i Zi, kryeministri serb: Kjo do të prishë marrëdhëniet tona

Përkrahja e Rezolutës për Srebrenicën nga Mali i Zi, kryeministri serb: Kjo do të prishë marrëdhëniet tona

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ndaj homologut të tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka treguar se Podgorica zyrtare do të votojë për Rezolutën për Srebrenicën në OKB, shkruan Danas.

Në TV Pink, ai ka deklaruar se nuk e sheh vendimin e Malit të Zi për të votuar për Rezolutën për Srebrenicën si një gjest miqësor dhe se kjo do të prishë marrëdhëniet me Serbinë.

Ai gjithashtu ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë të pavarur dhe se Serbia nuk mund të përcaktojë lëvizjet e saj.

“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me këtë njoftim nuk po bëjnë asgjë të mirë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, përkundrazi”, ka thënë Vuçeviq.

Related Articles