Përkthyesi shpërthen në lot ndërsa Zelensky iu adresua Parlamentit Evropian (VIDEO)

Përkthyesi shpërthen në lot ndërsa Zelensky iu adresua Parlamentit Evropian (VIDEO)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke iu thënë të pranishmëve se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”.

“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë”, tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së të emocionohet gjatë fjalimit të Zelenskyt.

“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë”,

“Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë”, tha Zelensky, shkruan CNN.

Zelensky kërkoi që Ukraina të shtohet në BE me një proces të përshpejtuar të hënën.

Ai mori një ovacion para dhe pas fjalimit të tij. / Gazeta Enigma.

Related Articles