Përleshen 6 persona, njëri përfundon në spital, 4 në ndalim policor

Përleshen 6 persona, njëri përfundon në spital, 4 në ndalim policor

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar në kryeqytet për shkak se pas një mosmarrëveshjeje pasditen e së enjtes janë përleshur ndërmjet vete.

Policia njofton se gjatë përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, e njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shkop druri.

Me vendim të prokurorit kujdestar, katër prej të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Related Articles