Përleshja e përgjakshme mes familjeve Balaj e Mazreku, ndalohen edhe dy të dyshuar

Përleshja e përgjakshme mes familjeve Balaj e Mazreku, ndalohen edhe dy të dyshuar

Një incident ka ndodhur në pompën e derivateve “Po Petrol” në Mamushë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person. Gjithçka ndodhi pas një debati mes dy familjeve Balaj dhe Mazreku, që u përfshinë në konflikt derisa ishin në kafenenë që ndodhet te kjo pompë, teksa lidhur me rastin janë arrestuar disa persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, kanë bërë me dije se dy të dyshuarit Arbër dhe Afrim Balaj, të cilët janë personat e fundit të arrestuar lidhur me rastin, tashmë janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa të dyshuarit që janë arrestuar në ditën kritike janë Ahmet Mazrek, Levent Mazrek, Faruk Mazrek dhe Shasivar Mazrek, Jetmir Balaj dhe Arijanit Balaj.

Edhe personi që u plagos, Izet Bytyqi, është i dyshuar për rastin, por i njëjti ishte hospitalizuar, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë.

Related Articles