Përleshje fizike te “Rrethi i Flamurit”, një i lënduar e një i arrestuar

Përleshje fizike te “Rrethi i Flamurit”, një i lënduar e një i arrestuar

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar pasditen e së mëkurës në zonën e “Rrethit të Flamurit” në Prishtinë.

Sipas Policisë, në incident janë përfshirë tre të dyshuar meshkuj – një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. / Gazeta Enigma.

Related Articles