Katër persona janë arrestuar pas një rrahje e cila, siç njofton policia, ka ndodhur rreth orës 03:40 në një restorant në Ferizaj.
Në njoftim ndër të tjerash bëhet e ditur se të dyshuarit janë rrahur me grushte dhe karrige, dhe gjatë incidentit, njëri nga ta ka nxjerr një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë.
“Më datë 12.07.2025, rreth orës 03:40, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Wesley Clark”, në një restorant në Ferizaj, ishte duke ndodhur një rrahje në progres. Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor. Hetuesit kanë siguruar prova materiale, deklarata të dëshmitarëve si dhe pamje nga kamerat e sigurisë. Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër persona janë përfshirë në përleshje fizike me grushte dhe karrige. Gjatë incidentit, njëri nga ta ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë”, thotë policia.
Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar: Një armë zjarri me 14 fishekë dhe një thikë e përdorur gjatë incidentit.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.
Të arrestuarit janë:
A.I. (M/K), 48 vjeç
B.A. (M/K), 45 vjeç
F.S. (M/K), 28 vjeç
A.I. (M/K), 27 vjeç