Përleshje mes drejtuesve të Dritës dhe tifozëve të tyre, Policia jep detaje

Përleshje mes drejtuesve të Dritës dhe tifozëve të tyre, Policia jep detaje

Humbja nga Prishtina në gjysmëfinale të Kupës nuk është përballuar lehtë te Drita e Gjilanit.

Tifozët “Intelektualët” kanë shprehur zemërimin e tyre pas ndeshjes. Ka pasur edhe tensione të shumta, ndërsa ka ndërhyrë policia.

Por me kaq nuk përfundoi e gjitha. Është bërë e ditur që drejtori sportiv i Dritës, Valon Zumberi, ka pasur konflikt me njërin prej drejtuesve të tifozëve “Intelektualët”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:10, njësitë policore të Stacionit Policor Gjilan, kanë reaguar në një rast  të raportuar se në një kafiteri të qytetit në Gjilan disa persona kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë. Për këtë rast policia ka vepruar duke arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët kanë marrë pjesë në këtë rast. Tani të dyshuarit janë duke u intervistuar në lokalet policore dhe do të ndërmirren veprime ligjore në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Related Articles