Përleshje mes katër personave në burgun e Dubravës

Përleshje mes katër personave në burgun e Dubravës
Katër të burgosur janë përfshirë në një përleshje mes vete të hënën në burgun e Dubravës.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërsa, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qendra Korrektuese Dubravë 16.01.2023 – 17:00. Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Related Articles