Përleshje në Greqi: Arrestohen 12 persona, përfshirë edhe një polic, mes tyre dhe shqiptarë

Përleshje në Greqi: Arrestohen 12 persona, përfshirë edhe një polic, mes tyre dhe shqiptarë

Policia greke ka goditur një rrjet të organizuar kriminal pas një përleshjeje të armatosur që ndodhi në shtator të vitit 2024 jashtë një klubi nate në Pire. Ngjarja shpërtheu mes dy grupeve kriminale, ku fillimisht pati përleshje fizike e më pas shkëmbim zjarri me armë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve

Pas hetimeve të thelluara nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti për Krime kundër Jetës dhe Pronës, u arrestuan 12 persona në zona të ndryshme të Athinës. Të arrestuarit janë shqiptarë dhe grekë, mes tyre edhe një punonjës policie.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh: pistoleta, revolverë, armë gjahu, dhjetëra fishekë, 14 thika, karikatorë, anabolikë, drogë, tre makina, një motorr dhe një shumë të madhe parash – 175.470 euro. Po ashtu u sekuestruan veshjet e përdorura gjatë konfliktit të armatosur.

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dhunë të rrezikshme fizike, shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Sipas policisë greke, shumica e të dyshuarve janë me të kaluar kriminale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e këtij rrjeti të rrezikshëm

Related Articles