Një përleshje ka ndodhur mes zyrtarëve në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka deklaruar se policia është duke i intervistuar të dyshuarit.
“Lidhur me rastin e raportuar sot rreth orës 10:00, për një incident në oborrin e Universitetit të Mitrovicës , policia ka nisur hetim, ka intervistuar dy ankues dhe një person të dyshuar, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që hetimet të zhvillohen në drejtim të veprave penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor””, ka deklaruar zahiti për Enigmën.
Sipas tij rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa Ahmet Jashari, zëdhënësi në Univeristetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”, konfirmoi se rrahja ka ndodhur mes dy punëtorëve të administratës.
Zëdhënësi Jashari, tha se nuk i di motivet e rrahjes por policia po merret me rastin.
“Policia po merret me rastin. Përleshja ka ndodhur mes dy punetorëve të administratës”, tha ai.
Policia ka konfirmuar se ka pranuar informacionin për rrahjen dhe ka thënë se është duke e trajtuar incidentin në fjalë./Gazeta Enigma/