Përleshje në Obiliq, theren me thikë tre persona

Një përleshje me thikë ka ndodhur sot pasdite në Obiliq, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.



Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Gazetën “Enigma” se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka pohuar ajo.

Ahmeti bëri të ditur se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. 

Related Articles