Përleshje në Podujevë, arrestohen 4 persona

Përleshje në Podujevë, arrestohen 4 persona

Në Dumnicë të Podujevës janë arrestuar katër meshkuj kosovarë pasi u përfshin në një përleshje.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator dhe me 11 fishekë si dhe 3 gëzhoja.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Related Articles