Përleshje në Prishtinë, një i mitur plagoset me thikë

Përleshje në Prishtinë, një i mitur plagoset me thikë

Një person ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë.



Në përleshje sipas Policisë janë të përfshirë disa të mitur

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  14 :00, kemi marrë informatën se  lagjen Ulpiana në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Related Articles