Përleshje në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, kërcet grushti mes dy mjekëve

Përleshje në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, kërcet grushti mes dy mjekëve

Dy mjekë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit shkaku i një mosmarrëveshjeje. Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se dy mjekët, dr.Betim Morina dhe dr.Idriz Merovci, gjatë ditës së sotme janë përfshirë në një zënkë.

E gjithë situata dyshohet të ketë dalë nga kontrolli, aq sa përpos mosmarrëveshjes verbale, mes tyre janë shkepur edhe grushte.

Në rast është dashur të intervenojnë edhe njësitë policore, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali ka kontaktuar specialistin e Transfuziologjisë, dr.Morinën, për të marrë një prononcim lidhur me rastin, mirëpo i njëjti ende nuk është përgjigjur në pyetjet e redaksisë.

Po ashtu, Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje për veprimet hetimore dhe masat ndaj dy personave të përfshirë, por ata kanë pohuar se nuk kanë informacione.

Related Articles