Gjashtë persona janë arrestuar nga policia të mërkurën në Viti pasi janë përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit të rastit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. / Gazeta Enigma.