Federata e Futbollit e Francës të hënën ka njoftuar se skuadra e Lensit do t’i luaj ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa praninë e tifozëve.
Vendimi do të hyjë në fuqi që nga ndeshjen e së mërkurës në Ligue 1 ndaj Strasburgut.
Një vendim përfundimtar do të merret pasi çështja të shqyrtohet plotësisht, pesë ditë më vonë.
Komiteti disiplinor i ligës franceze gjithashtu vendosi të mos lejoj udhëtimin e tifozëve të Lille që nga ndeshja e ardhshme.
Shumë tifozë hynë në fushë të shtunën në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave, duke bërë që ajo të ndërpritet për 30 minuta.
Intervenoi edhe policia, që arrestoi dy persona.