Manchester City dhe Paris Saint Germain janë duke dhuruar spektakël në stadiumin “Etihad”.
Pak minuta pasi City shënoi për 1-0, mysafirët kanë nisur aksionet e njëpasnjëshme, por asesi të gjejnë golin.
Fillimisht Marquinhos gjuajti bukur me kokë, por shtylla ia mohoi golin, derisa më pas Angel Di Maria dështoi të shënojë në portën e boshatisur.
Kanë mbetur dhe 45 minuta tjerë për tu përcaktuar finalisti i parë.