Një varkë me nxënës nigerianë u përmbys në shtetin Kano në Nigerinë veriore, duke vrarë të paktën 29 njerëz.
Varka në digën Watari transportonte afërsisht 40 nxënës nga një shkollë islame, shumica e të cilëve ishin nën 18 vjeç, tha një zyrtar i qeverisë lokale.
Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës shtetëror Kano, Saminu Yusuf Abdullahi tha se autoritetet kanë gjetur 29 trupa të vdekur.
“Ajo që dimë është se anija ishte e mbingarkuar”, tha Abdullahi, raporton reuters.
Zyrtari i qeverisë lokale, Aminu Bello Gogori tha se shtatë nxënës të tjerë ishin shpëtuar dhe po marrin trajtime mjekësore në spital.
Ndryshe, raportohet se në varkë ishin edhe disa fëmijë të moshës gjashtëvjeçare, të cilët u shpëtuan prej autoriteteve të kërkim/shpëtimit.