Të reshurat e shiut kanë sjellë vështirësi të mëdha në disa qytete të Kosovës.
Nga kjo gjendje është prekur edhe rruga e cila lidh qytetin e Ferizajt me atë të Gjilanit, saktësisht fshati Sojevë në afërsi të kampit Bondsteel.
Gjendje alarmante raportohet atje ku janë përmbytur objekte afariste e vetura.
