Shtatë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur në provincën e Malukus Veriore të Indonezisë.
Kjo si pasojë e përmbytjeve që ndodhën atje.
Për lajmin ka njoftuar agjencia lokale e kërkim-shpëtimit.
Reshjet e dendura të shiut që nga e shtuna shkaktuan përmbytje në ishullin Ternate, duke goditur qytetin Ternate, tha agjencia, Basarnas, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Ekipi ynë ende po bën përpjekje për të evakuuar viktimat që u goditën nga rrëshqitjet e dheut dhe materialet e ndërtimit të shtëpive që u morën nga përmbytja”, tha Basarnas në një deklaratë, duke shtuar se dy persona u gjetën të gjallë. /Gazeta Enigma