Në Bosnje e Hercegovinë për shkak të reshjeve të mëdha ka pasur përmbytje të menjëhershme, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, po ashtu janë bërë edhe evakuime të qytetarëve.
Dhjetëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre të premten në periferitë e Sarajevës, Otes dhe Rajlovaqit dhe Konjiqit, i cili është në jug të Bosnjes.
Rritja e nivelit të ujit është si rezultat i reshjeve të dendura që kanë qenë të pandërprera që nga e enjtja, duke shkaktuar probleme në qytetet që janë afër lumenjve Bosna dhe Neretva.
Si pasojë e përmbytjeve në shumë vende nuk ka as furnizim me energji elektrike.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bizneset vendase dhe fermat bujqësore. Po ashtu në disa shkolla është ndërprerë mësimi.