Përmbytjet në Australi, 71-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Përmbytjet në Australi, 71-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një 71-vjeçar është gjetur i vdekur në ujërat e përmbytjeve në oborrin e shtëpisë së tij në Rochester, Australi, ndërsa shirat e dendur vazhdojnë të sjellin përmbytje të mëdha në juglindje të vendit.

Përmbytjet e papritura këtë javë kanë shkaktuar evakuimin e mijëra njerëzve në shtetet juglindore të Australisë, Victoria, New South Wales dhe Tasmania, shkruan CNN.

Paralajmërimet e urgjencës për përmbytje mbeten në fuqi pasi mijëra njerëz në të gjithë shtetin evakuohen, duke përfshirë kryeqytetin e shtetit Melburn.

Vdekja e 71-vjeçarit e çon në dy numrin e njerëzve të vdekur nga përmbytjet në juglindje të Australisë gjatë javës së kaluar.

Më 11 tetor, trupi i një burri 46-vjeçar u zbulua në një automjet të zhytur në ujë pranë Bathurst në Uellsin e Ri Jugor.

Policia e Viktorias tha se rrethanat e sakta rreth vdekjes së fundit, të 71-vjeçarit, mbeten të paqarta.

Related Articles