Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për viktimat e disa prej përmbytjeve më të rënda në Gjermani.
Reshjet në Evropën perëndimore bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkatërruar rajonin. Të paktën 59 njerëz kanë vdekur në Gjermani me qindra të tjerë të raportuar të zhdukur.
Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.
Duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Uashington, Merkel shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë ata që kishin humbur të dashurit e tyre pas “një dite shqetësimi dhe dëshpërimi”.
Ajo gjithashtu premtoi mbështetjen e qeverisë me përpjekjet e shpëtimit dhe me rindërtimin, duke i thënë popullit gjerman se qeveria “nuk do t’ju lërë vetëm në këtë orë të vështirë dhe të tmerrshme”./Gazeta Enigma/