Përmbytjet në SHBA – 37 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur (FOTO)

Përmbytjet në SHBA – 37 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur (FOTO)

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Kentakin lindor, ndërsa rajoni po përgatitet për më shumë reshje.

Të paktën gjashtë fëmijë – duke përfshirë katër vëllezër e motra, të moshës një deri në tetë, janë në mesin e të vdekurve, shkruan BBC.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet, pasi qindra persona të tjera janë zhdukur.

Më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.

Dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës do të kushtojë miliona për t’u riparuar, tha guvernatori të hënën.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka shpallur përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” dhe ka urdhëruar ndihmën federale për të ndihmuar shpëtimtarët lokalë.

Related Articles