Përmbytjet në Sidnei: Dhjetëra mijëra personave iu kërkohet të evakuohen (VIDEO)

Përmbytjet në Sidnei: Dhjetëra mijëra personave iu kërkohet të evakuohen (VIDEO)

Dhjetëra mijëra banorëve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre në Sidnei, pas shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në qytetin më të madh të Australisë.

Rrugët janë bllokuar, me 18 urdhra evakuimi vetëm në Sidnein perëndimor dhe paralajmërime për të tjera që do të vijnë.

“Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën,” tha Stephanie Cooke, ministre e shërbimeve të urgjencës për shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Kjo zonë ishte goditur nga përmbytjet e shpejta në mars, duke vrarë 20 njerëz, raporton BBC.

“Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta – përmbytje të shpejta, përmbytje të lumenjve dhe erozioni bregdetar,” tha  Cooke në një konferencë për media.

Paralajmërimi i saj erdhi pasi Byroja e Meteorologjisë tha se deri në 350 milimetra shi kishin goditur zona të caktuara, duke rrezikuar përmbytjen përgjatë lumit Nepean.

Related Articles