Përmbytjet, Osmani: Qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë

Përmbytjet, Osmani: Qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova qëndron me popullin spanjoll, teksa vendi po përballet me përmbytje të mëdha, me dhjetëra që kanë mbetur të vdekur.

E para e vendit uroi forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për t’iu rikthyer normalitetit.

“Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për t’iu rikthyer normalitetit”, ka shkruar Osmani në një postim në X. /Gazeta Enigma

Related Articles