Përmes çelësave të modifikuar dyshohet se kryente vjedhje, kapet 48-vjeçari nga Prishtina

Përmes çelësave të modifikuar dyshohet se kryente vjedhje, kapet 48-vjeçari nga Prishtina

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 48-vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet për dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur pajisje të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave, 18 çelësa të modifikuar, një pistoletë me gaz, dy armë metali shkrepsë dhe dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles