Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos, kjo është arsyeja pse u hospitalizua

Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos, kjo është arsyeja pse u hospitalizua

Prej disa ditësh ish-kryeministri, Fatos Nano është shtruar  në spital, pasi mësohet se vuan nga insuficienca respiratore.

Ai ndodhet i shtruar në reaminacion i intubuar, por gjendja e tij është përmirësuar.

Parametrat jetësor të ish-kryeministrit janë përmirësuar dhe pritet që ai të dalë nga intubimi dhe të marrë mjekim normal.

Nano vuan prej kohësh nga kjo sëmundje dhe ka marrë disa herë mjekime në spital./abcnews.al

Related Articles