Përparim Rama del pozitiv me COVID-19

Përparim Rama del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të martën se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë,  Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar 356 raste/ Gazeta Enigma.

Related Articles