Përparim Rama pas tubimit përmbyllës: Asnjë mur nuk mundet me ndal vullnetin e mirë

Përparim Rama pas tubimit përmbyllës: Asnjë mur nuk mundet me ndal vullnetin e mirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar qytetarët pas tubimit përmbyllës.

Rama ka thënë se në këto javë, kanë folur për ide e projekte.

“Qytetarë të Prishtinës, Këto javë kemi ecë bashkë rrugëve, lagjeve, fshatrave të qytetit tonë. Kemi folë për ide, për punë, për projekte, por mbi të gjitha për dashni ndaj Prishtinës. E di, nuk ka qenë e lehtë. Ka pasë pengesa, bllokada, sfida. Por asnjë mur s’mundet me e ndalë vullnetin e mirë.Sepse kur e don qytetin, punon për të edhe kur të pengojnë”, tha Rama.

Ai theksoi se duhet të punojnë bashkë, për Prishtinën që i jep dritë çdo qytetari.

“Le ta çojmë bashkë përpara këtë energji, këtë dashni, këtë frymë pune që na bashkon. Për një qytet funksional, smart, të gjelbër e me zemër të madhe. Për një Prishtinë që i jep dritë çdo qytetari. Për Prishtinën që punon. Për Prishtinën që bashkon. Për Prishtinën Përtej”, tha Rama.

Related Articles