Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë të fundit, ka kritikuar ideologjinë e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e quajtur “të vjetër 120 vjet”.
I pyetur nga gazetari Xhemajl Rexha në “Interaktiv Talks” në Reporteri.net se a do të garojë për kryeminstër dhe të ballafaqohet me Kurtin, ai tha se nuk e ka në plan dhe mebetet i fokusuar tek kryeqyteti.
“Mendoj që ka shumë njerëz, edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe në parti të tjera, që mund të ballafaqohen lehtësisht me ideologjinë e, ndoshta, 120 vjet të vjetër të Kurtit. Nuk mendoj që Kosova ka vetëm një person që i ballafaqohet Kurtit – kemi shumë, vetëm duhet t’i përfshijmë dhe të ecim me proceset përpara.”
