Përparim Rama: Ta kisha ditë kisha marrë fërtere me veti

Përparim Rama: Ta kisha ditë kisha marrë fërtere me veti

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë në një takim të sotëm që ka pasur me qytetarë në Vranjevc.

Pas kësaj, Rama, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ironuzuar me personat që e kanë sulmuar, duke thënë se ‘ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti’.

Ndërsa, lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.

Related Articles