Përplaset me kamionin, vdes shoferi i autobusit – tjerë të lënduar

Përplaset me kamionin, vdes shoferi i autobusit – tjerë të lënduar

Përplasja e një autobusi turistik me një kamion i’a mori jetën një personi.

Nga ky aksident rëndë u plagosën edhe dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek të Korfuzit.

Autobusi po udhëtonte nga qyteti i Paleokastricës për në qytetin e Korfuzit dhe për një arsye të panjohur ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur një kamion të parkuar, njofton Prototema, transmeton Gazeta Enigma.

Shoferi i autobusit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një grua dhe një fëmijë kanë marrë plagë të rënda.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë 22 zjarrfikës me pesë automjete, si dhe efektivë të policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles