Dy persona janë arrestuar pas incidentit që ndodhi në Detin Baltik, ku dy anije mallrash u përplasën mes vete.
Nga kjo raportohet të ketë vdekur të paktën një person, derisa hetimet e para po merren nëse vozitësi i anijes angleze ishte i dehur.
Ekipet e shpëtimit kanë qëndruar me orë të tëra në detin e hapur duke kërkuar, derisa është thënë se janë dëgjuar britma njerëzish, të mbetur në ujë.
Anija angleze quhet Scot Carrier, ndërsa ajo nga Danimarka Karin Hoej. Një nga ekuipazhi i danezëve raportohet ende i zhdukur.