Kampionati elitar në futbollin kosovar po shkon drejt fundit, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet, raporton Gazeta “Enigma”.
Përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit e mbyllur me rezultatin 1-1, nuk ka përfunduar pa tensione.
Pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është zënë me presidentin e Dukagjinit, Fabian Veseli.
Batatina dhe Veseli kanë debatuar me tone të ashpëra, ndërkohë që nuk ka munguar as ndërhyrja e Policisë së Kosovës për ta qetësuar situatën.
“Unë jam luan, ai u msu me servila”, i ka thënë Batatina ndër të tjerash Veselit. /Gazeta Enigma/
Ndiqeni videon: