Dhuna në familje vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në shoqërinë kosovare.
Çdo ditë në Polici regjistrohen raste të dhunës ndaj vajzave dhe grave nga partnerët e tyre ose anëtarë të tjerë të familjes.
Një incident i tillë ndodhi dje në Lipjan sipas burimeve të Sinjalit, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij pas një mosmarrëveshjeje.
Viktima, një 25-vjeçare, kërkoi ndihmë mjekësore dhe dha dëshminë e saj para hetuesve policorë.
Pas denoncimit, polici arrestoi të dyshuarin dhe e shoqëroi atë në stacionin policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit urdhëroi fillimin e një rastit për veprën penale “Dhunë në familje”./GazetaEnigma/