Deputeti i VV-së, Dimal Basha në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, i ka thënë analistit Lirim Mehmetaj se është shpifës.
Ky koment nga Basha vjen pasi Mehmetaj tha se Basha është “komplet fashist”.
“Ti je shpifës që e bën në baza ditore dhe që paguhesh për atë punë”, ka thënë Basha, duke shtuar se nuk do të flasë në studio me Mehmetajn sepse sipas tij, ai nuk ka nivel të flasë me të.
“Nuk ta jap atë mundësi ty”, i ka thënë Basha Mehmetajt.
Më herët në studio, Mehmetaj ka thënë se udhëhiqemi nga një qeveri e përbërë nga një parti me udhëheqësi fashiste.
“Ne udhëhiqemi nga një qeveri e përbërë nga një parti me udhëheqësi fashiste, e cila është eklektike në sensin që ka grumbulluar fashistë, ka grumbulluar përfitues dhe ka një pjesë që janë të manipuluar”, ka thënë Mehmetaj.
Mehmetaj ka thënë se shembulli i fundit është deputeti Dimal Basha, i cili sipas tij, është treguar “komplet fashist”, duke thënë se “këta nga Drenica kanë ardhur në Prishtinë”.