Përplasje mes Elitës dhe Lugatit pas Post BBVK

Përplasje mes Elitës dhe Lugatit pas Post BBVK

“Post Big Brother VIP” të hënën ngjalli shumë debate mes banorëve, raporton Gazeta Enigma.



Por ishte një polemikë që u krijua mes një prej ish-banorëve dhe prezantueses Elita Rudi.

Ata patën një moment tensioni, të cilin Gjoni ka vendosur ta zgjasë.

Përmes një postimi (të cilin e ka fshirë më pas), ai ka deklaruar se Elita ka nivel profesionalizmi 0.

Një replikë nuk ka munguar nga prezantuesja.

“Unë jam shumë rehat me mënyrën si e kam superuar programin, dinamikat dhe krejt të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tensione. Ndoshta kam reaguar edhe ashpër, por jo me cinizëm, ndoshta e kam ngritur zërin por ju pa arsye, ndoshta kam kundërshtuar por jo pa argumente. Kam ngelur edhe pa fjalë ama veç nga paedukata dhe sjellja e devijuar. Si do të menaxhohej ndryshe një studio me aq shumë frustrim, tensione, ofendime, kërcënime e ku vihej në pikëpyetje funksioni i një produksioni të tërë?”, është shprehur Elita.

Gjoni e ka fshirë postimin fillestar por në një tjetër i ka thënë sërish disa fjalë.

“Për hatër të shoqërisë dhe respektit ndaj tyre po ta fshij storyn. Vetëm kujdes si i trajton njerëzit se me javë më ke kërkuar intervistë. Dhe me luajt në emision, nuk shkon! Ju do Lugati”, është shprehur ai.

Related Articles