Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, ka të lënduar

Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, ka të lënduar

Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën rajonale Ferizaj-Kaçanik, ku të përfshira ishin katër automjete me targa vendore dhe një me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, janë lënduar dy persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më 03.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Ferizaj -Kaçanik (rreth 2 km në dalje të Kaçanikut), ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete – katër me targa vendore dhe një me targa të huaja (të Maqedonisë së Veriut). Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Veseli

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante si dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të trafikut rrugor.

Related Articles