Gazetari Milaim Zeka dhe analisti Sadri Ramabaja janë përplasur në studion e emisionit “Kosova today” ku po debatohej për kërcënimin ndaj kryeministrit Albin Kurti, disa javë më parë në Shkup.
Teksa Zeka po jepte mendimin e tij nga një lidhje direkte, Ramabaja tha se nuk pajtohet me analizat e tij.
“Unë kam patentë të analistit që 30 vjet. Ndërsa Ramabaja është pjesë e gardës revolucionare”, tha Zeka.
Ndërkohë, Ramabaja tha se Zeka nuk ka “kurrfarë fakulteti”.
“E para më vjen keq me të thënë që kjo është rren e madhe, unë kam mbaruar fakultetin dhe kam notë mesatare 9.8”, tha më pas Zeka.
Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje.