Përsëritet historia: Egla i hyn Ilnisës në tualet, çfarë do të ndodhë me vajzat?

Përsëritet historia: Egla i hyn Ilnisës në tualet, çfarë do të ndodhë me vajzat?

Përplasjet mes Eglës dhe Ilnisës kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës sot, ndërsa ditën e sotme, konkurrentet qëndruan për pak sekonda njëkohësisht në tualet.

Ilnisa ndodhej në banjo, ndërsa Egla hyri për të marrë një letër. Gazetarja u revoltua, ndërkohë që aktorja tha se thjesht i duhej një letër. Hyrja e dy apo më shumë personave në tualet është e ndaluar, megjithatë asnjë nga banoret nuk e mbylli derën dhe nuk fiku mikrofonin.

Pjesë nga debati:

Egla: Po pra, u futa. Mbarova punë se më duhej një letër

Ilnisa: Unë isha këtu, me një letër në dorë, ti më hyre brenda

Liami: Po pse nuk u fute te tjetra?

Egla: Nuk futem unë te banjo e çunave

Ilnisa: Ti u fute në banjo me dëshirën tënde dhe kjo është skandaloze

Kujtojmë që e njëjta skemë u përdor edhe edicionin e kaluar nga Luizi për të shkuar automatikisht në nominim me Armaldon.

Related Articles