Personi i vdekur në Prishtinë dyshohet se ra nga kati i 15-të (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të hëne një person ka humbur jetën në lagjen Lakrishte të kryeqytetit, pasi kishte rënë nga një ndërtesë e lartë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve i njëjti nuk ishte punëtor i ndonjë kompanie, dhe dyshohet se ra nga kati i 15-të i ndërtesës./Gazeta Enigma/

Related Articles