Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pojatë të Ferizajt, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Valdrin Sejdiu, 26-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar në garazhin e shtëpisë.
Ekipi i Emergjencës me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.