I dyshuari që raportohet ta ketë rrahur ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, thuhet të jetë Goran Vuçetiq.
Ky sulm ndaj Rakiqit pretendohet të ketë ndodhur në një kafene, dhe i dyshuari mbi aktin, është pronar i lokalit në rrugën ”Sutjeska” në veri.
Sipas Paparacit, Goran Vuçetiq është vëllai i Vladimir Vuçetiq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Autoritetet kosovare patën siguruar informacione për Vladimir Vuçetiqin.
Ai është pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata të cilat Kosova i ka shpallur terroriste.
Policia ka gjetur prova në vendin e krimit, që dëshmojnë përfshirjen në sulm. /Gazeta Enigma