Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas pjesëmarrjes në përurimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, duke thënë se ky vit është “vit i transformimit të shëndetësisë publike”.
“Pas Klinikës së Urologjisë, radha i erdhi Klinikës së Kardiokirurgjisë”, shkroi Kurti në një postim në Facebook, duke shpërndarë fotografi të renovimit të klinikës.
“Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor. Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së”, u shpreh tutje Kurti. /Gazeta Enigma