Përvjetori i rënies, Haradinaj: Në ditëlindjen e nënës Rukë, Luani fitoi përjetësinë

Përvjetori i rënies, Haradinaj: Në ditëlindjen e nënës Rukë, Luani fitoi përjetësinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me qindra pjesëmarrës tjerë, sot në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Dukagjinit në Gllogjan, nderuan të gjithë të rënët për liri.

“Kujtuam gjenerata të tëra patriotësh e luftëtarësh, mes të cilëve veprimtarin e atdhetarin e madh, Smajl Haradinaj”, shkroi Haradinaj në një postim.

Haradinaj foli edhe për 28-vjetorin e rënies së vëllait të tij, Luanit, oër të cilin tha se ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën, të frymëzuar nga sakrifica e Luanit e trimave të tjerë, u bashkuan mijëra luftëtarë që vazhduan rrugëtimin deri në ditën e fitores.

“6 maji i vitit 1405 është ditëlindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pikërisht më 6 maj u lind edhe Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, u shpreh Haradinaj.

“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi të shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, deklaroi në fund Haradinaj.

Related Articles