Përvjetori i rënies së vëllait me bashkëluftëtarë, Haradinaj: Beteja e Maznikut u bë kthesë vendimtare

Përvjetori i rënies së vëllait me bashkëluftëtarë, Haradinaj: Beteja e Maznikut u bë kthesë vendimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rënien e vëllait të tij, Shkëlzenit, me bashkëluftëtarë, në 26-vjetorin e Betejës së Maznikut.

Sot, në Gllogjan e Maznik, me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të Shkëlzen Haradinajt, Fatmir Nimanajt, Hasim Halilajt dhe Luan Nimanajt, si dhe 20-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj, u mbajtën homazhe dhe u zhvillua ecja tradicionale “Marshi i Lirisë”, për të nderuar jetën dhe veprën e tyre në shërbim të Atdheut.

‘’Ata ishin luftëtarët e orëve të para, krenaria e Kosovës dhe ndër më të mirët që kishte kjo tokë. Në një kohë kur po afrohej dita e lirisë, armiku përpiqej ta tregonte forcën e tij, por beteja e Maznikut u bë kthesë vendimtare, një mesazh i qartë se ne do të qëndrojmë në trojet tona, dhe se armiku do të largohej me turp e disfatë’’, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

‘’Lavdi të rënëve për liri!’’

Related Articles