Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga Qendrat Komunale të Votimit, ku në Komunën e Gjilani janë numëruar mbi 50% e votave, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë Komunë, Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, ka dalë e treta me rreth 12.23% të votave, për kandidatin e tyre, Riad Rashiti.
Në votat për asamble, me mbi 50% të votave të numëruara, nga ky subjet politik, bartësi i listës, Riad Rashiti, numëron 2,819 vota.
Pas tij renditet, Bujar Nevzati me 215 vota, Suzana Selimi me 112 vota, Izmi Zeka me 143 vota, Omer Daku me 87 vota dhe Mrika Krasniqi Shala me 82 vota.